Celina i dehur, grindet me të dashurën dhe gjobitet nga policia (Foto)

  • 28 August 2016 - 13:48
Celina i dehur, grindet me të dashurën dhe gjobitet nga policia (Foto)

Bersant Celina, ylli i përfaqësueses së Kosovës, është gjobitur nga policia angleze pasi ka drejtuar makinën i dehur, gjatë muajit të kaluar, nëpër rrugët e Manchesterit.

Bersant Celina, i cili u huazua nga Manchester City te Twentte, gjaët këtij muaji kishte bërë një skandal në qytetin e Manchesterit.

Ai është kapur nga policia angleze duke vozitur makinën, të tipit Mercedez, gjysmë i dehur, raporton Manchester Evening News.

Në fakt, Celina ishte grindur me të dashurën në afërsi të VIP nightspot Club Liv, me 7 gusht, derisa më pas i ka hipur makinës i nervozuar.

Por, e dashura e Celinës ka lajmëruar policin, dhe këta të fundit kanë arritur ta ndalojnë kosovarin, të cilit i bërë testi i alkoolit.

Policia ka gjet 57 mikro gram në frymën e Celinës, derisa sasia e lejuar është vetëm 35 mg, shkuran Express.

Për këtë, Celina është gjobitur me 2625 funte (rreth 3 mijë euro), derisa i është marrë e drejta e vozitjes për 12 muaj. 

(Kosova Sot)