Real Madrid drejtë rekordit historik në La Liga

  • 28 August 2016 - 15:04
Real Madrid drejtë rekordit historik në La Liga

Real Madridi është në rrugë të mbarë që ta shkruaj historinë në futbollin spanjoll

Kampioni i Evropës, Real Madridi po vazhdon me fitore në La Liga. Los Blancos ka shënuar fitore ndaj Celta Vigos, në Santiago Bernabeu, me rezultat 2:1.

Kjo ishte fitorja e 14’të me radhë për ekipin e Zinedine Zidanit në La Liga, duke llogaritur edhe ndeshjet e fundit të sezonit të shkuar.

Kështu, Realit i duhen edhe dy fitore që ta shkruaj historinë në futbollin spanjoll. Në vitin 1961 Reali kishte shënuar 15-të fitore të njëpasnjëshme në La Liga.

Realit i duhet ta mposht Osasunan dhe Espanyolin, në ndeshjet e radhës, që ta thyej rekordin e vitit 1961.

(Kosova Sot)