Gullit lavdëron Kanten dhe Hazardin

  • 28 August 2016 - 23:54
Gullit lavdëron Kanten dhe Hazardin

Ruud Gullit ka folur fjalët më të mira për dyshen e Chelseat, Eden Hazard dhe N’Golo Kante.

Sipas legjendës holandeze të futbollit, Ruud Gullit, Chelsea ka në përbërje dy futbollistë shumë të mirë, mesfushorin francez, N’Golo Kante dhe mesfushorin me tipare sulmuesin belg, Eden Hazard.

“Kante është si Makelele. Ai është gjithmonë aty kur keni nevojë për atë”, ka deklaruar legjenda holandeze, Ruud Gullit.

Tutje, Gullit ka folur edhe në lidhje me formën e Eden Hazardit, i cili është kontestuar shumë sezonin e kaluar nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.

“Hazard nuk ka nevojë për të gjetur të kaluarën e tij, pasi është një lojtar i madh”, përfundoi mbrapa ish-futbollisti i Milanit.

(Kosova Sot)