De Biasi ka disa fjalë për Rashicën, Mehën e Ramën

  • 29 August 2016 - 14:25
De Biasi ka disa fjalë për Rashicën, Mehën e Ramën

Gianni De Biasi ka zbuluar listën e Kombëtares së Shqipërisë për dy ndeshjet e radhës ndaj Marokut dhe Maqedonisë.

Por në konferencën për shtyp të organizuar në zyrat e FSHF-së, De Biasi ka folur edhe për largimet e lojtarëve të Kombëtares në drejtim të Kosovës.

Ai fillimisht ka thënë se Alban Meha dhe Valdet Rama nuk ishin në planet e Kombëtares.

“Nuk kam parë eksod në kombëtare. Janë larguar ata që nuk kishin hapësira dhe kanë shkuar te Kosova për më shumë shanse. Meha dhe Rama për shembull nuk ishin pjesë e kombëtares prej kohësh”.

Ndërkohë ai nuk është penduar fare që nuk e ka grumbulluar Rashicën për në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

“Edhe po të kthehesha pas në kohë, Rashica do të qëndronte në shtëpi. Rezultatet e treguan që unë kisha të drejtë për zgjedhjen time. Me ne do të luajë kush ka dëshirë të jetë pjesë e skuadrës”, deklaroi De Biasi. 

(Kosova Sot)