Ish-mjeku i Juventusit, tashmë pjesë e Kombëtares shqiptare (Foto)

  • 29 August 2016 - 14:45
Ish-mjeku i Juventusit, tashmë pjesë e Kombëtares shqiptare (Foto)

Në prag të miqësores kundër Marokut dhe ndeshjes së parë kualifikuese ndaj Maqedonisë, trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi vjen me disa ndryshime jo vetëm në listën e lojtarëve por edhe në staf.

Në një konferencë për mediat, De Biasi ka prezantuar mjekun e ri italian Gianluca Stesina i cili prej 4 vitesh ka qenë pjesë e Juventusit ku ka fituar dy kampionate dhe dy superkupa.

“Fillimisht dua të falenderoj dr. Arben Çelikun për punën dhe kontributin që ka dhënë në ekipin kombëtar. Do të mbetet gjithmonë një mik i mirë për ne. Ndërkohë që Gianluca me të cilin njihem që në kohën kur drejtoja Torinon, do të jetë mjeku ynë i ri”,- theksoi gjatë prezantimit trajneri i kombëtares.

Stesina ka qenë për 7 vjet mjeku sportiv i Torinos (2 vjet me skuadrën e parë dhe 5 vjet përgjegjës për skuadrën e parë).

(Kosova Sot)