"Viktima" e parë e Mustafit te Arsenali

  • 29 August 2016 - 15:43

Nënshkrimi i Shkodran Mustafit me Arsenalin e ka bërë edhe "viktimën" e parë te skuadra londineze. Calum Chambers është largimi i parë nga topçinjtë.

Mbrojtësi i ri anglez nuk ka vend në skuadër dhe për këtë është huazuar te Midlesborough. 

Zyrtarizimi i Mustafit te Arsenalit pritet të ndodhë sot ndërsa thuhet se blerja e tij do të pasojë edhe me largime të tjera nga skuadra për shkak të çmimit të lartë të tij.

(Kosova Sot)