Ancelotti më 2 shtator në Shqipëri

  • 29 August 2016 - 16:29
Ancelotti më 2 shtator në Shqipëri

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Carlo Ancelotti më 2 shtator do të udhëtojë drejt Tiranës për të promovuar librin e tij.

Tekniku italian do të ketë një takim special me kryeministrin Edi Rama dhe disa të ftuar specialë në fushën e sportit.

Ky takim do të mbahet në datën dy shtator në orën 18:30 në ambientet e kryeministrisë, ndërsa ardhja e Ancelottit në Shqipëri pritet të ndiqet me interes nga shumë sportdashës pasi ai ka drejtuar më parë Milanin dhe së fundmi gjigantët e Bajernit të Mynihut.

(Kosova Sot)