PSG ka gati 75 milionë euro për yllin e Gjermanisë

  • 29 August 2016 - 17:39
PSG ka gati 75 milionë euro për yllin e Gjermanisë

Pas humbje shokuese nga Monaco 3:1, Paris Saint Germain dëshiron të transferojë një lojtar sulmues para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja gjermane ‘Bild’, kampionët e Francës nuk dëshirojnë që ta mbyllin merkaton e verës pa zëvendësuesin ideal të Zlatan Ibrahimovic, ky i fundit u transferua te Manchester Unitedi.

‘’Bild” shkruan se PSG e sheh yllin e Wolfsburgut, Julian Draxler si zëvendësuesin ideal të Ibrës, për të cilin janë të gatshëm të ofrojnë deri në 75 milionë euro.

Sipas ‘Bild’ agjenti i lojtarit, Roger Wittmann këto ditë ka qëndruar në Paris, dhe se janë duke negociuar me skuadrën nga kryeqyteti francez për transferimin e Draxler. 

(Kosova Sot)