Kosova e mund Finlandën në futsal

  • 29 August 2016 - 18:06
Kosova e mund Finlandën në futsal

Përfaqësuesja e Kosovës në futsal ka shënuar fitore 3:1 ndaj Përfaqësueses së Finlandës.
Në turneun që po organizohet në Kroaci, Kosova ka mundur 3:1 Finlandën.

Pjesë e Kosovës në këtë turne janë futbollistët Agon Rexha, Jeton Rukovci, Vahid Krasniqi, Dani Alaj, Arbër Dobroshi, Oso Gjinovci, Ron Radoniqi, Getart Hyseni, Melos Kelmendi, Ermir Kryeziu, Fedi Handanovic Prenqi, Arbnor Krasniqi.

Kosovën më 5 shator e pret një tjetër përballje me Finlandën, në futboll në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botërorë.

(Kosova Sot)