Zyrtare: Amir Rrahmani te Dinamo Zagrebi

  • 30 August 2016 - 12:26
Zyrtare: Amir Rrahmani te Dinamo Zagrebi

Mbrojtësi prishtinas Amir Rrahmani do ta vazhdojë karrierën te Dinamo e Zagrebit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ish futbollisti i Ramiz Sadikut, Drenicës dhe Partizanit përmes një fotografie të publikuar në facebook, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Nga sot jam futbollist i GNK Dinamo Zagreb, klubit kampion dhe më të madh në Ballkan. Falënderoj publikisht RNK Split për një vit të shkëlqyer të kaluar aty”, shkroi Rrahmani.

Kujtojmë se skuandra e fundit e tij ishte RNK Split.

(Kosova Sot)