Shqiptari nga Kumanova nënshkruan për Real Madridin(Foto)

  • 30 August 2016 - 13:22
Shqiptari nga Kumanova nënshkruan për Real Madridin(Foto)

E kishte kërkuar gjiganti spanjoll, Barcelona dhe transferimi pothuajse kishte qenë punë e kryer, por tani ai përfundoi te Real Madridi, rivali i urryer i katalonasve.
Bëhet fjalë për Egzon Alilin, sulmuesin e talentuar shqiptar me origjinë nga Nakushtaku rrethina e Kumanovës, që jeton në Ried të Austrisë.

Mesfushori 16-vjeçar sot nënshkroi kontratën si profesionist me klubin e madh botëror, Real Madrid për 7 vite.

Lajmin e bën të ditur kushëriri i tij, futbollisti i njohur Burhan Aliji.
“Është e vërtetë se Egzoni ka nënshkruar kontratë 7 vjecare me Real Madridin. Ai sot është kthyer në Ried, qyteti austriak, ku jeton me familjen e tij, ndërsa të martën (nesër) i bën gati valixhet për tu kthyer në Madrid, pasi sic më ka njoftuar prindi i tij, të enjtën së bashku me blerjet tjera do të prezantohet si lojtar i ri i Realit”, tregon futbollisti Aliji, duke shtuar se gjatë qëndrimit në Santiago Bernabeu Egzoni kishte pasur rastin të takoj yjet e madrilen si Ronaldo e të tjerë.

(Kosova Sot)

shqiptari1