Rooney:Shokon Anglinë

  • 30 August 2016 - 16:22
Rooney:Shokon Anglinë

Wayne Rooney, kapiteni i Anglisë, do të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar pas Botërorit Rusia 2018.

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney ka vendosur që të pensionohet nga përfaqësuesja e Anglisë pas Botërorit Rusia 2018.

 “Pas Rusisë, ndjej se është koha t’i them lamtumirë futbollit ndërkombëtar”, ka thënë Rooney, i cili ka shënuar 53 gola në paraqitjet për Anglinë.

“E kam vendosur. Por, janë edhe dy vjet në pyetje. Kam pasur karrierë fantastike ndërkombëtare deri më tani. E kam shijuar çdo moment”, shtoi ai.

Nëse kapiteni luan në kualifikimet e Botërorit të dielën kundër Sllovakisë, ai do të thyejë rekordin e David Beckhamit si lojtari që ka mbajtur më së gjati shiritin e kapitenit të Anglisë.  

(Kosova Sot)