Gomez: Ronaldo fenomenal, por ja dalim dhe pa të

  • 30 August 2016 - 18:19
Gomez: Ronaldo fenomenal, por ja dalim dhe pa të

Portugalia mund t’ia dalë dhe pa Cristiano Ronaldon. I këtij mendimi është mesfushori i luzitanëve  Andres Gomes  , i cili ka folur në lidhje me dëmtimin që pësoi në finalen e Kampionatit Europian  tre herë fituesit të Topit të Artë. Edhe pse do tu duhet të luajnë pa yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo në dy takimet e radhës, miqësoren kundër Gjibraltarit dhe atë ndaj Zivcrës e vlefshme për eleminatoret “Rusi 2018”, Gomes është i mendimit se ekipi i ka kapacitet e duhura për t’ia dalë mbanë edhe pa kapitenin e tyre.

“Ronaldo është një lojtarë shumë i rëndësishëm për në. Ai është gjithmon i gatshëm të japë më të mirën për Kombëtaren Portugeze dhe është një shembull për të gjithë ne. Pavarësisht se ai nuk do të jetë kundër Gjibraltarit dhe Zvicrës, ekipi ka elementët e duhur për të arritur fitoren”, u shpreh talenti portugez.

Andre Gomes u transferua gjatë kësaj merkatoje nga Valencia në drejtim të Bacelonës për shumën e 55 milionë Eurove, u shpreh se finalja e Parisit do të jetë një mbrëmje që do ta mbaj mend gjatë.

“Nuk ishte e lehtë të fitomin kundër Francës. Ata ndodheshin në shtëpinë e tyre, por në funa ia dolëm. Jam shumë i  lumtur që skuadra ime u shpall Kampione Europe”, deklaroi Gomez.

(Kosova Sot)