“Nuk kam folur me lojtarët e Shqipërisë”

  • 30 August 2016 - 18:39
“Nuk kam folur me lojtarët e Shqipërisë”

Albert Bunjaki ka bërë të ditur se asnjëherë nuk ka tentuar që të flas me lojtarët kosovarë që luajnë për Kombëtaren shqiptare

Në konferencën për media para ndeshjes me Finlandën, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se ka kohë që është në kontakt me lojtarë të shumtë që mund të zgjedhin Kosovën, por që asnjëherë nuk ka folur me lojtarët kosovarë që luajnë për Shqipërinë.

“Ne nuk i kemi mbyllur derën askujt. Ka pasur kontakte të vazhdueshme me lojtarët. Nuk kam folur me lojtarët e Shqipërisë, por nëse një lojtar i saj është afruar vetë, është normale që kam biseduar me të dhe diskutuar nëse në aspektin sportiv ishte e mirë që të luante për Kosovën. Kush ka dashur të vijë i kam thënë mirëserdhe”, deklaroi Bunjaki në konferencë për media. 

(Kosova Sot)