Zyrtare: FIFA lejon dy futbollistë të luajnë për Kosovën (Foto)

  • 31 August 2016 - 14:06
Zyrtare: FIFA lejon dy futbollistë të luajnë për Kosovën (Foto)

Kosova merr një lajm të shkëlqyer për aktivizimin e dy lojtarëve të tjerë për ndeshjet eliminatore të Botërorit ‘Rusi 2018’.

Bëhet fjalë për mesfushorin, Enis Alushi dhe sulmuesin Albert Bunjaku të cilët më parë kanë luajtur respektivisht për Gjermaninë dhe Zvicrën.

FIFA ka dhënë dritën jeshile për aktivizimin e Alushit dhe Bunjakut të cilët do t’i bashkohen ekipit përfaqësues të Kosovës për ndeshjen e parë eliminatore kundër Finlandës.

Bunjaku i lindur në Gjilan por me pasaportë zvicerane, numëron 6 ndeshje zyrtare me Kombëtaren e Zvicrës.

alushi_ball-1337858369_zoom40_crop_800x600_800x600+162+33Dynamo Dresden - 1. FC Kaiserslautern

(Kosova Sot)