Vëllai i Pogba-s pranë transferimit në Premier League (Foto)

  • 31 August 2016 - 14:16
 Vëllai i Pogba-s pranë transferimit në Premier League (Foto)

Qendërmbrojtësi i Saint-Etienne, Florentin Pogba është i gatshëm të braktisë francezët për tu transferuar në Premier League.

26-vjeçari dëshiron të transferohet në Hull City ose Sunderland dhe në këtë mënyrë do të kemi një duel mes vëllezërve Pogba, raporton “Goal.com”.

Kujtojmë që Florentin Pogba nuk luan me Francën si vëllai i tij, por është një lojtar i Guinesë.

19-139(Kosova Sot)