Meha krenar me Kosovën (Foto)

  • 31 August 2016 - 15:23
Meha krenar me Kosovën (Foto)

Alban Meha ka treguar edhe njëherë krenarinë e tij që është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Mesfushori i skuadrës turke, Konyasport, do të debutoj me 5 shtator në ndeshjen e parë zyrtare të tij me Përfaqësuesen e Kosovës ndaj Finlandës dhe kjo po e bënë krenar.

Është vetë futbollisti i cili ka treguar që përfaqësimi i Kosovës për të është një ëndërr e bërë realitet.

“Një ëndërr …. e bërë realitet. Kosova gati për premierën historike”, ka shkruar Meha në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’.

Këtij postimi, Meha ia ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet lista e bërë publike e selektorit të Kosovës. 

meha

(Kosova Sot)