Zyrtare: Zbulohen fanellat e Kosovës për eliminatoret ‘Rusia 2018’

  • 31 August 2016 - 15:44
Zyrtare: Zbulohen fanellat e Kosovës për eliminatoret ‘Rusia 2018’

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zbuluar fanellat edhe sponsorët e rinj të përfaqësuese së Kosovës

Pas publikimit të lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Finlandës, e cila luhet me 5 shtator në kuadër të eliminatoreve për ‘Rusia 2018’, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zbuluar edhe fanellat me të cilat do të luajë Kosova në këto eliminatore.

Lojtarët e Kosovës do t’i bartin fanellat e kompanisë së veshmbathjeve sportive, PUMA.

Kurse, FFK ka zbuluar edhe sponsorët e ri të Kosovës në një konferencë për media. Vala dhe Teb Bank do të sponsorizojnë Kosovën në eliminatoret për ‘Rusia 2018. 

(Kosova Sot)