Guardiola përfiton 100 milionë funte nga 4 largime të lojtarëve

  • 31 August 2016 - 21:39
Guardiola përfiton 100 milionë funte nga 4 largime të lojtarëve

Pep Guardiola ka finalizuar planin e tij të spastrimeve te Manchester City duke larguar lojtarë të cilët ai i ka cilësuar si të panevojshëm në këtë sezon dhe ndoshta edhe në të ardhmen.

Gjatë ditës së sotme janë zyrtarizuar katër largime futbollistësh të dhënë në huazim me të drejtën e blerjes përfundimtare, lojtarë të cilët së bashku i kanë kushtuar Cityt rreth 100 milionë funte.

I pari dhe i vetmi që ka kushtuar shumë pak, vetëm 100 mijë paund në vitin 2006, ishte portieri Joe Hart, i cili i është bashkuar në huazim Torinos duke firmosur sot kontratën me këtë klub.

Pas tij, radhën e kishte sulmuesi Wilfred Bony, i cili tashmë është i huazuar një sezon te Stoke City. Futbollisti iu bashkua Manchester Cityt në janarin e vitit 2015 nga Swansea, duke i kushtuar klubit 28 milionë funte.

Transferimi i tretë në huazim ishte ai i Samir Nasri, i blerë për 25 milion funte nga Arsenali në vitin 2011 dhe i huazuar në Spanjë, te skuadra e Sevillas gjatë ditës së djeshme pasi kaloi testet fizike.

I katërti në listën e të larguarve ishte mbrojtësi francez Eliakuim Mangala. Lojtari i kushtoi Manchester Cityt 42 milion funte në vitin 2014, kur u ble nga Porto, por tashmë do të veshë fanellën e Valencias ku është huazuar për një vit.

(Kosova Sot)