De Biazi: Treguam profesionalizëm

  • 31 August 2016 - 23:56
 De Biazi: Treguam profesionalizëm

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi ka folur pas barazimit ndaj Marokut. De Biazi tha se vuri re se gjendja e ekipit pas pushimeve ishte e mirë dhe se lojtarët kanë treguar profesionalizëm në fushë.

“Në këtë ndeshje morëm përgjigje të mira, përgjigje të duhura. Sigurisht janë dy lojtarë të rëndësishëm. Më vjen keq që Hyka ka munguar dy vjet. Kjo tregon që unë i shikoj lojtarët dhe çdokush ka shansin që të rikthehet”, tha ai. De Biazi shtoi se ekipi u tregua kompakt dhe kishte një reshtim të mirë. “Ne si staf kishim frikë për ndonjë eufori të mundshme, por gjithçka u administrua me ftohtësi”, shtoi trajneri i kuqezinjve.

Xhani De Biazi theksoi se në këtë ndeshje aktivizoi Hysajn, edhe pse ky i fundit kishte dy vjet pa luajtur me kombëtaren. Ai shtoi se kjo tregon se si trajner nuk harron asnjë futbollist.

(Kosova Sot)