Zidane gjen fajtorin për barazimin me Las Palmas

  • 24 September 2016 - 23:05
Zidane gjen fajtorin për barazimin me Las Palmas

Zinedine Zidane ka thënë se ekipit të tij nuk ishte i koncentruar aq sa duhej për t’i marrë tre pikë ndaj Las Palmas

Pas barazimit me Villarrealin të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu, Real Madridi ka lëshuar dy pikë të tjera nga duart – duke barazuar 2:2 si mysafirë me Las Palmas.

Trajneri francez, Zinedine Zidane, lavdëroi ekipin për paraqitjen ndaj Las Palmas, teksa tha se nuk ishin të koncentruar aq sa duhej për ta fituar takimin.

“Ekipi bëri paraqitje fantastike nga minuta e parë deri në atë të fundit. Luajtëm futboll të bukur dhe krijuam shumë shanse, por nuk ishim të koncentruar aq sa duhej”, tha Zidane.

“Në futboll ju duhet të jeni të koncentruar 100% deri ën fund të ndeshjes. Dy gabime na kushtuan me barazim sot”, shtoi Zizu.

(Kosova Sot)