Zidane tregon pse zëvendësoi Ronaldon (Video)

  • 24 September 2016 - 23:16
Zidane tregon pse zëvendësoi Ronaldon (Video)

Zinedine Zidane ka treguar pse zëvendësoi Cristiano Ronaldon

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo nuk është ndarë aspak i kënaqur me zëvendësimin ndaj Las Palmas, ku Los Blancos barazuan 2:2. Por, trajneri francez, Zinedine Zidane tha se e bëri këtë për shkak se ka nevojë për të të martën mbrëma.

“Zëvendësova Ronaldon sepse kemi të martën një tjetër ndeshje, atë ndaj Borussia Dortmundit. E kuptoj shumë mirë atë. Ronaldo është i uritur – gjithmonë dëshiron të luajë”, shtoi Zizu.

(Kosova Sot)