Ja si ka reaguar “CR7” kur trajneri e zëvendësoi në ndeshjen ndaj Las Palmas (Foto)

  • 25 September 2016 - 13:18
Ja si ka reaguar “CR7” kur trajneri e zëvendësoi në ndeshjen ndaj Las Palmas (Foto)

Dje ishte një ditë jo e mirë për Kristiano Ronaldon dhe Realin e Madridit, pasi Las Palmas arritën t’i rrëmbenin një pikë të çmuar ekipit të drejtuar nga Zidane.

Për “CR7” mbrëmja e së shtunës ishte shumë e vështirë, pasi nuk ishte në formën e tij më të mirë.  Kjo detyroi teknikun madrilen, Zinedine Zidane, që ta zëvendësoj në minutën e 72 të ndeshjes ndaj Las Palmas.

Por kjo ishte e pa pritur për Ronaldon dhe nga mimika e fytyrës duket që nuk e ka pritur mirë këtë largim nga fusha e lojës.

Portugezi vuajti më shumë gjatë kohës që qëndroi, pasi e la skuadrën në avantazh deri në minutën e 85 të takimit, kur vendasit barazuan gjithçka dhe morën një pikë të artë ndaj “Los Blancos”.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image