Marquez fiton në Aragon

  • 25 September 2016 - 16:04
Marquez fiton në Aragon

Fitore me aromë titulli për  Marc Marquez. Në Aragon në shtëpinë e tij  përpara tifozëve  spanjollë 23-vjecari nga Cervera i nisur nga pole-position fitoi një garë spektakolare, duke u afruar gjithnjë e më shumë me titullin kampion. Spanjolli i Repsol Hondas la pas Jorge Lorenzon por mbi të gjitha rivalin e tij më të madh në këtë sezon, Valentino Rossin. Fitimi i një tjetër kampionati Botëror në Moto Gp, i treti për të në karrierë tashmë mund të konsiderohet thjeshtë një formalitet për Marc Marquez. Kur mbeten dhe 4 gara deri në përfundim të sezonit diferenca në klasfikimin e përgjithshëm mes spanjollit të Hondas dhe Rossit shkon në 52 pikë.

Në Aragon gara nisi me befasinë që mbante emrin e Maverick VInales. Spanjolli i Suzukit i cili sezonin e ardhshëm do të jetë shok skuadre me Rossin te Yamaha mori kryesimin që në xhiron e parë, duke lënë pas Marquez dhe Lorenzon ndërkohë që Doktori arriti të fitonte dy pozicione në start, duke u pozicionuar i 4-ti. Në xhiron e 3-t, Marc Marquez gaboi rëndë duke rrëshkitur menjëherë i 5-ti. Gara u bë akoma edhe më interesante me kalimin e xhirove. Rossi arriti të fitonte duelin me Lorenzon për vendin e dytë duke u vendosur në ndjekje të Vinales. Deri në xhiron e 10-të rezistoi spanjolli i Suzukit sepse Vinales nuk e duroi më presionin, duke e gabuar në kthesë dhe duke humbur menjëherë dy pozicione. Në xhiron e 12-të u rishfaq sërish Marc Marquez i cili pasi parakaloi me rradhë Vinales e Lorenzon arriti të linte pas edhe Rossin duke marë kryesimin e garës.

Spanjolli ishte thjeshtë i pakpashëm për Rossin që humbi shumë terren. Në xhiron numër 19 Doktori hyri keq në kthesë duke humbur edhe vendin e dytë që e mori Lorenzo.  Edhe pse u përpoq  deri në fund ti rrëmbente vendin e dytë shokut të skuadrës, Vale nuk ja doli dot dhe duhej të kënaqej me shkallën më të ulët të podiumit. Në Aragon Vinales e përfundoi garën në vendin e 4-t i ndjekur nga Crutchlow, Daniel Pedrosa, Aleix Espargaro dhe Pol Espargaro. Ndalesa e rradhës në Moto Gp është në pistën e Suzukas në Japoni aty ku Marquez aty mund të fitojë zyrtarisht titullin e tij të 3-t kampion.

(Kosova Sot)