Befasohet Interi

  • 25 September 2016 - 17:00
Befasohet Interi

 

 

Interi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim në fushën e vet pasi ka luajtur baras 1:1 me Bolognan. Kur pritej një fitore e interistëve pas formës së mirë të kaluar në dy ndeshjet e fundit, zikaltrit kanë zhgënjyer duke mos mundur të marrë më shumë se një pikë, e cila gjithsesi që ia humb ritmin me ekipet tjera të kreut të tabelës. Destro kaloi Bolognan në epërsi me golin e shënuar në minutën e 14-të, ndërsa barazoi Perisiq në minutën e 37-të.

 

(Kosova Sot)