Shaqiri ka një mesazh për tifozët

  • 25 September 2016 - 17:33
Shaqiri ka një mesazh për tifozët

Xherdan Shaqirit ka falënderuar tifozët për mbështetjen pavarësisht rezultateve të skuadrës

Anësori shqiptar Xherdan Shaqiori, u rikthye të luajë pas më shumë se një muaji. Ai u paraqit në ndeshjen ndaj WBA’së, ku Stoke City barazoi 1:1.

Pas ndeshjes, Shaqiri falënderoi tifozët për mbështetjen, derisa u premtoi se rezultate pozitive do të vijnë në vazhdim të sezonit.

“Tifozët vazhdojnë të na mbështesin. Ata ishin me ne përgjatë 90 minutave ndaj WBA’së. Jam me të vërtetë krenar për fansat tanë. Dua t’i falënderojë që gjithmonë janë prapa nesh, por duhet të përmirësohemi. Jam i sigurt se duke luajtur kështu mund të rikthehemi te fitoret dhe t’i gëzojmë ata”, ka deklaruar Shaqiri.

(Kosova Sot)