Podolski e zbulon klubin e ri të Schweinsteigerit

  • 25 September 2016 - 18:03
Podolski e zbulon klubin e ri të Schweinsteigerit

Lukas Podolski ka folur rreth të ardhmes së Bastian Schweinsteiger.

Sulmuesi 31-vjeçar i Galatasarayt, në një intervistë ekskluzive për ‘Bild’ ka folur rreth të ardhmes së Bastian Schweisnteiger, pasi ky i fundit do të largohet nga Manchester United.

Podolski ka zbuluar se pas largimit nga Manchester United, ai dhe Schweinsteiger mund të transferohen në SHBA.

Ish-sulmuesi i Arsenalit gjithashtu e kritikoi Mourinhon, për trajtimin sipas tij të padrejtë ndaj Schweinit.

“Ajo çfarë i ndodhi Bastit është e padrejtë. Nuk është në rregull ta dërgosh atë në ekipin e dytë. Një trajner duhet të mbajë dyert hapur për të gjithë futbollistët”, tha Podolski

“Mendoj se Amerika është e mrekullueshme”, shtoi sulmuesi. “Ne të dy mund të transferohemi atje në të ardhmen, do të ishte e mirë për zhvillimin tonë dhe për familjet tona”

“Ne mund të luajmë atje bashkë” përfundoi Podolski. 

(Kosova Sot)