Chelsea dhe City ‘në luftë’ për superyllin e Juventusit (Foto)

  • 25 September 2016 - 18:56
Chelsea dhe City ‘në luftë’ për superyllin e Juventusit (Foto)

Manchester City dhe Chelsea nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga Leondardo Bonucci.

Mbrojtësi i Juventusit, vlerësohet si një ndër më të mirët në botë në rolin e tij, dhe po gëzon një formë të shkëlqyer në vitet e fundit.

Dy skuadrat angleze sipas “Daily Star” kanë gati 50 milionë paund për të bindur bardhezinjtë për ta lënë të lirë.

Gjithsesi Bonucci ka mohuar gjithçka pasi pret që të nënshkruajë një kontratë të re që do ta lidh dhe për disa vite me kampionët e Italisë.

(Kosova Sot)

bonu8