‘Gabigoli ka nevojë për kohë’

  • 25 September 2016 - 20:34
‘Gabigoli ka nevojë për kohë’

Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol ka debutuar sot për Interin në barazimin 1-1 në shtëpi ndaj Bolognas.

Sulmuesi i talentuar brazilian ka debutuar me skuadrën e tij të re, por nuk ka arritur të jap menjëherë ndikimin e tij, pasi luajti për vetëm rreth 20 minuta.

Megjithatë, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka deklaruar se Gabigol ka nevojë për kohë, pasi nuk ka kaluar shumë kohë nga ardhja e tij te Interi dhe ka talent të madh, ku mund të luaj të gjitha pozitat e sulmit.

“Gabigol ka nevojë për kohë që të mësoj futbollistin italian. Plus atij i nevojitet kohë që të punoj më shumë me Frank De Boer dhe bashkëlojtarët e tij të ri”, ka thënë drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio.

(Kosova Sot)