Ja çka thotë De Boer pasi turpëroi Kondogbian

  • 25 September 2016 - 21:38
Ja çka thotë De Boer pasi turpëroi Kondogbian

Frank de Boer ka treguar se si Geoffrey Kondogbia nuk është duke dëgjuar këshillat e tij

Karriera e Geoffrey Kondogbia është në krizë të madhe në Inter, pasi ai sot u zëvendësua pas vetëm 28 minutave lojë nga trajneri Frank de Boer.

Holandezi e mbrojti vendimin e tij duke thënë se Kondogbia nuk është duke dëgjuar këshillat e tij, pavarësisht se tashmë ka folur disa herë me të.

“Ne tashmë kemi fol me të dhe ai po bënë gabime të njëjta shpesh. Ne nuk mund të pranojmë gjëra të tilla nga një lojtar”, tha De Boer pas barazimit 1:1 me Bolognan.

“I tash sot në mëngjes që të luante thjeshtë, por ai nuk dëshiron të dëgjoj, pastaj ndodhi ajo që ndodhi”.

(Kosova Sot)