Sulmoi policin, shpëton lehtë futbollisti

  • 26 September 2016 - 13:03
Sulmoi policin, shpëton lehtë futbollisti

Një gjykatë në Francë e ka dënuar me dy muaj burg mbrojtësin e Paris Saint-Germainit, Serge Aurier, pasi është shpallur fajtor për shkak të një përplasjeje me policinë.

Më 30 maj, 23-vjeçari kishte reaguar dhunshëm ndaj policëve jashtë një klubi në Paris. Burime të AFP kanë thënë se ai e kishte ofenduar dhe goditur një polic jashtë klubit të natës.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë është dënuar edhe me gjobë prej 600 eurosh, ndërsa do të paguajë edhe 1.500 euro shpenzimet e gjykatës.

Dënimi është i ‘konvertueshëm’ që do të thotë se Aurier nuk do të shkojë në burg, porse do të kryejë shërbime ndaj komunitetit. 

(Kosova Sot)