Befason Turqia, e lë jashtë liste Arda Turanin!

  • 26 September 2016 - 14:04
Befason Turqia, e lë jashtë liste Arda Turanin!

Arda Turan nuk është ftuar fare për dy ndeshjet e radhës ndaj Rusisë dhe Kroacisë. Vendimi i Fatih Terim i ka befasuar të gjithë pasi që ylli i Barcelonës është mjaft në formë në këtë edicion. 

Terim ka thënë se Arda Turan ishte një nga fajtorët kryesorë për eliminimin e hershëm të Turqisë në "Euro 2016" dhe për këtë ai do të ndëshkohet. 

Bashkë me të nuk është ftuar edhe ylli tjetër turk, Burak Yilmaz.

(Kosova Sot)