Berisha ka probleme me dokumente,nuk do të luaj kundër Kroacisë

  • 26 September 2016 - 15:03
Berisha ka probleme me dokumente,nuk do të luaj kundër Kroacisë

Besart Berisha nuk do të jetë gati për ndeshjen e Kosovës kundër Kroacisë

Kosova do të zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës kundër Kroacisë, me 6 tetor në Shkodër.

Në këtë ndeshje përveç lojtarëve që ishin të ftuar në ndeshjen  e parë me Finlandën, përzgjedhësi Albert Bunjaki pritet të ketë në dispozicion edhe Arbër Zenelin dhe portierin Adis Nurkovic.

Lajm i keq është se, sulmuesi i Melbourne Victory, Besart Berisha nuk do të jetë në ndeshjen kundër Kroacisë, për shkak të problemeve me dokumente.

Përveç kësaj, Berisha ende nuk e ka marrë as lejen nga FIFA që të luaj për Kosovën. 

(Kosova Sot)