A po dështojnë Conte e Mourinho?

  • 26 September 2016 - 15:08
 A po dështojnë Conte e Mourinho?

 

Liga Premiere si kurrë më parë sivjet ka marrë vëmendjen e gjithë opinionit futbolldashës. Përveç investimeve marramendëse në lojtarë duke sjellë yje të mëdha, Liga Premiere sivjet veçohet edhe për angazhimin e trajnerëve pothuaj më të mirë të Botës.  Ardhja e Antonio Contes te Chelsea, ajo e Mourinhos te Manchester Unitedi dhe padyshim kulmi, Pep Guardiola te Manchester City ka bërë që futbolli anglez të marrë primatin e interesimit. Mirëpo, derisa Guardiola është rehat te City pasi e ka nisur jashtëzakonisht mirë kampionatin, ndryshe është situata e Contes dhe Mourinhos. Chelsea pas 6 ndeshjeve është në pozitën e 8 me 10 pikë, ku ka pësuar 2 humbje e një barazim, bilanc ky jo i mirë. Në anën tjetër Manchester United-i i Jose Mourinhos është në  pozitën e 6 me 12 pikë, me dy humbje të pësuar.  Kjo padyshim dëshmon se këtyre dy strategëve fantastik të futbollit, u duhet edhe pak kohë për t’u ambientuar si duhet në skuadrat e reja, por sa do të jetë e gjatë ajo kohë, apo mund edhe të dështojnë plotësisht mbetet të shihet?

 

 (Kosova Sot)