Çelsi dhe Mançester Siti, ofrojnë 57 milionë euro për transferimin e Bonuçit

  • 26 September 2016 - 15:46
Çelsi dhe Mançester Siti, ofrojnë 57 milionë euro për transferimin e Bonuçit

Mbrojtësi i Juventusit italiani Leonardo Banuçi, vazhdon të jetë në qendër të mediave angleze për transferimin e tij në Premier Ligë.

Dy skuadra të kampionatit anglez Çelsi dhe Mançester Siti kanë shfaqur përsëri interes për mbrojtësin e kampionëve të Italisë.

Trajneri i skuadrës Londineze, Antonio Konte dhe ai i Mançester Sitit, Pep Guardiola, duan të përforcojnë skuadrën e tyre edhe gjatë merkatos dimërore atë të janarit.

Dy teknikët kanë përzgjedhur mbrojtësin e Juventusit, Bonuçi për të përforcuar skuadrën.

Të dyja skuadrat janë të gatshme që të ofrojnë nga 57 milionë euro për italianin, i cili cilësohet si një nga më të mirët në botë.

Problem mbetet vetëm dëshira e lojtarit, i cili shumë herë e ka bërë të qartë se është i lumtur dhe dëshiron të luaj për Juventusin. Edhe gjatë merkatos së verës, Konte i bëri ofertë skuadrës së Juventusit, por u refuzua menjëherë edhe nga klubi edhe nga vetë lojtari.

(Kosova Sot)