Ukrainë – Kosovë, merret një vendim i rëndësishëm

  • 26 September 2016 - 16:58
Ukrainë – Kosovë, merret një vendim i rëndësishëm

Federata e Futbollit e Ukrainës ka përgënjeshtruar mediat vendase duke nënvizuar se përballja mes Ukrainës dhe Kosovës në Poloni do të zhvillohet me praninë e tifozëve.

“Ndeshja me Kosovën do të luhet në praninë e tifozëve”, thuhet në njoftimin e Federatë së Futbollit të Ukrainës.

Më parë është spekuluar që ndeshja e planifikuar më 9 tetor në Krakovia të Polonisë mund të luhej pa tifozë për arsye sigurie.

Tashmë Përfaqësuesja e Kosovës do të gëzojë mbështetjen e gjithë tifozëve të saj