Taulanti kërcënon Arsenalin dhe Granitin?

  • 26 September 2016 - 20:49
Taulanti kërcënon Arsenalin dhe Granitin?

Taulant Xhaka është shprehur tejet i lumtur me fitoren e fundit të skuadrës së tij, para ndeshjes së rëndësishme në Ligën e Kampionëve ndaj Arsenalit

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, luajti nga fillimi në fitoren prej 3:1 të Baselit ndaj St. Gallen.

Ai u shpreh tejet i lumtur për këtë fitore. Duke mos dashur të flas për ndeshjen përball vëllait të tij, Granit Xhakës, Taulanti shprehu gëzimin për tri pikët e radhës të Basel dhe formës së mirë që po kalon ekipi i tij.

“Tjetër fitore e rëndësishme. Formë e mirë e skuadrës”, ka shkruar Taulanti në rrjetet sociale. 

(Kosova Sot)