Ronaldo nuk është në formë? Ja si përgjigjet Tuchel

  • 26 September 2016 - 21:21
Ronaldo nuk është në formë? Ja si përgjigjet Tuchel

Tuchel ka kërkuar nga lojtarët e tij që të kenë kujdes nga Cristiano Ronaldo të martën mbrëma

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ende nuk ka arritur të gjejë formën e mirë këtë edicion. Por, kështu nuk mendon trajneri i Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel.

Ai ka thënë se djelmoshat e tij duhet të kenë kujdes nga portugezi, pasi sipas tij, CR7 të ndëshkon atëherë kur nuk e pret.

“Cristiano Ronaldo nuk është në formë? Kush e tha këtë dhe kush ma garanton këtë?”, i është përgjigjur ai gazetarëve në konferencën për media.

“Lojtarët e mëdhenj gjithmonë tregojnë vetën në ndeshjet e mëdha, kështu që jemi të përgatitur për një Ronaldo të fortë”, theksoi gjermani.

“Cristiano Ronaldo është një ndër lojtarët më të mirë në botë. Ai është fitues dhe mund ta ndihmojë skuadrën e tij në çdo moment”, ka thënë trajneri i Dortmundit.

“E dimë se do të jetë shumë e vështirë të përballemi ndaj lojtarëve si Cristiano, Bale, Benzema dhe Morata. Ata janë fantastik”. Ka shtuar ai. 

(Kosova Sot)