Mourinho ‘përjashton’ Rooneyn, e transferon këtë futbollist për ta zëvendësuar

  • 26 September 2016 - 21:35
Mourinho ‘përjashton’ Rooneyn, e transferon këtë futbollist për ta zëvendësuar

Wayne Rooney duket se nuk është më pjesë e planeve të Jose Mourinhos.

Sipas mediave britanike, Jose Mourinho nuk e konsideron më Wayne Rooneyn si pjesë e planeve të tij, dhe tashmë duket se ka gjetur zëvendësuesin.

“The Sun” shkruan se Mourinho është i gatshëm të bëjë lëvizjen senzacionale për transferimin e mesfushorit të Real Madridit Isco, duke vënë edhe më tutje në dyshim të ardhmen e Wayne Rooneyt te klubi.

Gazeta spanjolle “AS” më tej shkruan se Mourinho ka identifikuar Iscon si synimin kryesor të tij për afatin kalimtar të janarit, dhe e sheh atë së transferimin e duhur për t’u përforcuar në garën për titull në Premierligë.

(Kosova Sot)