Konte i pakënaqur me mbrojtësit, fillon të kërkojë zëvendësime

  • 26 September 2016 - 22:53
 Konte i pakënaqur me mbrojtësit, fillon të kërkojë zëvendësime

Trajneri Çelsit Antonio Konte ka nisur spastrimin në mbrojtje pas disfatës me Arsenalin në fundjavë në Premier Ligë.

Tekniku italian pritet të përjashtojë nga formacioni titullar dyshen e mbrojtjes Gary Cahill dhe Branislav Ivanovic pas paraqitjes zhgënjyese nga dy lojtarët në derbin Londinez.

Edhe David Luiz rrezikon të ketë të njëjtin fat pasi vetëm dy ndeshje të luajtura që nga momenti i kthimit te londinezët këtë verë. Trajneri italiani nuk është aspak i kënaqur me lojën e 3 lojtarëve, që katër vite më parë kanë fituar Ligën e Kampionëve.

Trajneri Konte ka përgatitur listën e shpenzimeve, ku kërkon afrimin në skuadër të dy mbrojtësve qendre dhe një mbrojtësi krahu. Gjatë ditëve të kaluara u përfol për interesimin serioz të Çelsit për Leonardo Bonuçin, për një ofertë rreth 58 milionë euro.

Blutë e Londrës po mendojnë të përforcohen edhe në Angli dhe emrat e përfolur janë Michael Keane i Bërnlei dhe Ben Gibson i Midlesbrouh.

(Kosova Sot)