Itali-Shqipëri, Erjon Bogdani ka një paralajmërim

  • 27 September 2016 - 11:51
Itali-Shqipëri, Erjon Bogdani ka një paralajmërim

Ish-sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Erjon Bogdani ka paralajmëruar kundërshtarët që të kenë kujdes nga Shqipëria në kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’.

Ndihmësi i trajnerit Gianni de Biasit ka thënë se Kombëtarja do t’i shkaktojë telashe përfaqësueses italiane me të cilën kuqezinjtë do të luajnë në mars të vitit të ardhshëm.

“Me Italinë do të jetë një sfidë shumë e vështirë për të dy kombëtaret. Nuk ka më ndeshje të lehta. Shqipëria po rritet në çdo ndeshje dhe kush luan për kombëtaren tonë nuk kursehet. Jemi një grup i mirë dhe mund t’i shkaktojmë telashe çdokujt”, ka deklaruar Bogdani për mediat shqiptare.

Screenshot_13

(Kosova Sot)