Pas skandalit, pritet shkarkimi i trajnerit të Anglisë (Foto)

  • 27 September 2016 - 12:56
Pas skandalit, pritet shkarkimi i trajnerit të Anglisë (Foto)

Trajneri i përfaqësueses së ‘tre luanëve’, Sam Allardyce ditën e sotme është takuar me shefat e Federatës së Futbollit Anglez dhe me shumë mundësi pritet të zyrtarizohet shkarkimi i tij.

Allardyce rrezikon të shkarkohet nga detyra pas një skandali ku është regjistruar me një kamera të fshehtë duke biseduar me disa agjentë sesi ti shpëtonin rregullave të transferimeve që kishte vendosur federata angleze e futbollit, shkruan ‘The Sun’.

Sipas burimeve të tabloidit britanik, Sam Allardyce mësohet se u ka thënë miqve të tij së pas skandalit është larguar nga drejtimi i Anglisë.

Lajmi ende nuk është zyrtarizuar por Allardyce me shumë mundësi nuk do të jetë trajneri në duelin e radhës për kualifikueset e Botërorit përballë Maltës.

Screenshot_20

(Kosova Sot)