Messi, urim special për 40-vjetorin e Francesco Totti (Video)

  • 27 September 2016 - 13:05
Messi, urim special për 40-vjetorin e Francesco Totti (Video)

Legjenda aktive e Romës dhe një nga lojtarët më të mirë të dekadave të fundit, mbush 40 vite në këtë 27 shtator. Dhe një nga kolegët e parë, që e kanë uruar në përvjetorin e tij, ishte Leo Messi. 

Ylli argjentinas i Barcelonës ka postuar një video në rrjetet sociale, me një mesazh të dashur për ikonën e Romës. Sulmuesi i Barcelonës, i cili udhëtoi drejt Gjermanisë me shokët e tij, për të luajtur ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Moenchengladbach, për shkak se vijon riaftësimin.

Ai i ka dërguar futbollistit italian urimet e tij më të mira, duke shprehur njëkohësisht dëshirën personale për të arritur një shifër kaq të rrumbullakët, siç janë 40 vite mbi supe, duke luajtur futboll, ashtu si Totti.

Siç mund ta shikoni në mesazhin video, që e shoqëron këtë shkrim, përshëndetja është “Përshëndetje Francesco, para së gjithash të uroj një ditëlindje të lumtur dhe shpresoj të kalosh një ditë të bukur. Dua të të them se gjithmonë të kam admiruar dhe prej ditës që jemi takuar, shumë më tepër akoma. Ju uroj më të mirën dhe shpresoj që t’ju arrij në vite duke qenë në fushën e lojës. Një përqafim i madh!”.

(Kosova Sot)