Skandal në La Liga: Lojtari i Las Palmas dënohet me burg? (Foto)

  • 27 September 2016 - 13:49
Skandal në La Liga: Lojtari i Las Palmas dënohet me burg? (Foto)

Sergio Araujo, sulmuesi i Las Palmasit, rrezikon të dënohet me burg për shkak se ka vozitur makinën i dehur

Skuadra e Las Palmasit është në telashe me sulmuesin e saj, Sergio Araujo. Argjentinasi rrezikon të dënohet me burg për shkak se ka vozitur makinën i dehur.

Sipas të përditshmes sportive madrilene,AS, Araujo ka dal pozitiv në testin e alkoolit, me 0.76 miligram për litër të gjakut.

Por, Araujo ka refuzuar të bëjë testin e dytë, mostra e të cilit do të dërgohej për testime.

në bazë të nenit 383 të Kodit Penal të Spanjës Araujo rrezikon të dënohet nga 6 deri në 12 muaj burg. Por jo vetëm kaq, ish sulmuesit të Barcelonës mund t’i pezullohet patën shoferi nga 1 deri në katër vite. 

(Kosova Sot)