Tërhiqet shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës

  • 27 September 2016 - 15:13
Tërhiqet shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë me dije se është bërë tërheqja e shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës.

Përfaqësuesit e klubeve i përshëndeti nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili theksoi se FFK-ja i jep shumë rëndësi edhe skuadrave të Ligës së Dytë si një bazë e fortë të ekipeve të ligës së parë dhe skuadrave elite.

“Gara e kupës po bëhet edhe më e rëndësishme pas pranimit në UEFA dhe FIFA dhe do të shtohet kujdesi ndaj të gjitha rangjeve të garave”, ka thënë Adem.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i Komisionit të Ligës së dytë, Ismajl Ajeti si dhe kryetari i Komisionit të Vala Superligës dhe Ligës së parë, Ismet Ahmeti.

Çiftet e rrethit të parë

Opoja –Përparimi

Behari – Kaolini

Australia – Kastrioti

Ratkoci – Dardana

Bashkimi(K) – Rilindja e Kosovës

Besa – Bashkimi (Gj)

Malisheva – Vjosa

Galaksia – Minatori

18 Korriku – Kika

Lepenci – Gryka

Luftëtari – Tefik Çanga

Xërxa – Dukagjini

Iliria – Besëlidhja

Leshani - Dushkaja

Lugu i Baranit – Onix banja

Arbëria - e lirë 

(Kosova Sot)