Shqipëri-Spanjë, pritet një atmosferë elektrizuese në “Loro Boriçi”

  • 27 September 2016 - 15:36
Shqipëri-Spanjë, pritet një atmosferë elektrizuese në “Loro Boriçi”

Një atmosferë elektrizuese pritet të mbizotërojë në përballjen e 9 tetorit Shqipëri-Spanjë në “Loro Boriçi”.

Kjo pasi ditën e sotme janë shitur edhe biletat e fundit për ndeshjen e kuqezinjve, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, në stadiumin e Shkodrës pritet të jenë 17.500 të pranishëm ndërsa vetëm 5 për qind e tyre do të jenë tifozë spanjollë.

Tre ditë para takimit me Spanjën, të besuarit e De Biazit udhëtojnë drejt Lihtenshteinit ku do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. 

(Kosova Sot)