Spastrim te Inter-i

  • 27 September 2016 - 16:18
  Spastrim te Inter-i

 

Andrea Ranocchia, Geoffrey Kondogbia, Stevan Jovetiq, Yuto Nagatomo e Jonathan Biabianyn duket se nuk kanë të ardhme te Inter-i. Trajneri holandez në skuadrën zikaltër, Frank De Boer, po e përgatitë një listë të lojtarëve të padëshiruar në ekip, në mënyrë që ata t’i zëvendësojë me disa të tjerë më të përshtatshëm. Sigurisht që ndryshimet e mëdha te Inter-i pritet të ndodhë menjëherë pas përfundimit të këtij edicioni, kjo për shkak se holandezi ka një tjetër filozofi të lojës. De Boer, erdhi vetëm pak ditë pa filluar kampionati dhe nuk kishte mundësi të marrë lojtarë, dhe se kjo periudhë i ka mjaftuar atij të selektojë qartë se çfarë i duhet ekipit.

 

(Kosova Sot)