Shumë rinovime te “Djajtë e Kuq”

  • 27 September 2016 - 17:42
Shumë rinovime te “Djajtë e Kuq”

Trajneri i Manchester United-it, Jose Mourinho, ka folur rreth Ander Herrera-s për mikrofonat e “BBC Radio”. Tekniku portugez ka pranuar se i pëlqen mënyra se si luan spanjolli dhe kështu do e inkuadron atë në shumë takime. “Më pëlqen shumë, kështu që besoj që ai do të luan në shumë ndeshje në këtë edicion. Disa do t’i luan nga minuta e parë, të tjerat nga banka rezervë”, ka thënë Mourinho. Ndërkohë, portugezi është në bisedime me mesfushorin Juan Mata rreth vazhdimit të kontratës së tij në klub, ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”. Ish-futbollisti i Chelsea-t dhe Valencia-s është i kënaqur me statusin e tij tek “Djajtë e Kuq” dhe nuk është i interesuar të largohet nga klubi, edhe pse në të kaluarën ishte shitur nga Mourinho, gjatë aventurës së tyre të përbashkët në Chelsea. Mirëpo, pas shumë spekulimeve rreth largimit të tij nga “Old Trafford”, gjatë afatit kalimtar të verës, Mata së shpejti do ta konfirmojë të ardhmen e tij në Manchester United. Edhe pse ka edhe dy vjet në kontratën e tanishme te “Djajtë i Kuq”, Mourinho i ka kërkuar klubit që t’i ofrojë një marrëveshje të re afatgjate. Përveç Mata-s, kontratat e reja janë bërë gati edhe për dy të rinjtë, Marcus Rashford dhe Jesse Lingard. Pas gjashtë javëve “Djajtë e Kuq” renditen në vendin e gjashtë me 12 pikë. Fitorja e fundit ishte ndaj kampionit të Anglisë, Leicester me rezultat 4:1.

(Kosova Sot)