Gjyqtari i njohur drejton ndeshjen Kosovë – Kroaci

  • 27 September 2016 - 17:56
Gjyqtari i njohur drejton ndeshjen Kosovë – Kroaci

Gjyqtari i njohur spanjoll, David Fernandez Borbalan pritet ta drejtojë ndeshjen e 6 tetorit ndërmjet Kosovës dhe Kracisë që luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Borbalan do t’i ketë me vete asistentët spanjollë. Gjyqtari 43-vjeçar që para një jave drejtoi supersfidën, Barcelona – Atletico Madrid (1:1), ka mbi supe edhe disa “El Clasico” të gjykuara, duke qenë kësisoj nga referët më me përvojë në Evropë.

FIFA ia ka besuar pikërisht përvojës së tij ndeshjen Kosovë – Kroaci.

(Kosova Sot)