Jesus: Refuzova Inter dhe Juve sepse jam tifoz i Milanit

  • 27 September 2016 - 18:09
Jesus: Refuzova Inter dhe Juve sepse jam tifoz i Milanit

Talenti brazilian Gabriel Jesus i cili ka qenë në qendër të merkatos verore, pasi për të kishte oferta nga të gjitha skuadrat e mëdha, ka ka shpjeguar pse zgjodhi Anglinë. 19-vjeçari Jesus, i cili është cilësuar si e ardhmja e futbollit brazilian ka shpjeguar se përse ai ka zgjedhur Mançester Sitin në fund.

19-vjeçari i cili ka qëndruar te Palmeiras me formulën e huazimit, në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, ka shpjeguar pse ka refuzuar Interin dhe Juventusin duke u transferuar në Angli.

“Ka qenë një vendim i komplikuar, por në fund ka mbizotëruar dëshira ime për të mësuar. Un jam një tifoz i Milanit, dhe prania e një trajneri si Guardiola ka ndikuar shumë dhe fakti se Siti është një klub shumë i madh”.

Jesus ka deklaruar se ai është rritur me mitin e Buffonit dhe atë të Totit, ndërsa pikë referimi, 19-vjeçari ka Ronaldo. “jam shumë i lidhur me Fenomenin”, ka thënë Gabriel Jesus.

(Kosova Sot)